INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i bombulës në Vlorë: Subjekti i paliçensuar, arrestohet pronari

Shpërthimi i bombulës në Vlorë: Subjekti i paliçensuar, arrestohet pronari

Publikuar më: 09:30 12-07-2016

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e pikës së furnizimit të gazit, pas incidentit të djeshëm të shpërthimin e bombulës së gazit.
Gazmor Lelo, 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë akuzohet për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz).
Ndërkohë menjëherë pas shpërthimit të bombulës është nisur drejt qytetit bregdetar Kryeinspektori i ISHTI-it, Gazmend Osmani dhe inspektorë të këtij institucioni. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga ISHTI, inspektorët kanë verifikuar situatën ku ndodhi ngjarja dhe bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit subjekti që po bënte shpërndarjen e gazit nga një bombul e madhe për bombula të vogla të konsumatorëve familjarë. Sipas ISHTI-t, ky subjekt është i paliçensuar dhe nuk zotëronte asnjë dokument në përputhje me ligjin, ndërsa për këtë çështje është gjobitur dhe dy muaj më parë.
Ndërkohë një ditë më parë nga shpërthimi i bombulës së gazit kanë mbetur të lënduar 2 persona, punonjësi Nezir Cana 67 vjeç, dhe Gjergji Xhebraj, 52 vjeç konsumator familjar. Ngjarja ndodhi në kohën që po kryhej transfuzioni i gazit nga bombula në bombul.

Ja fotot:

Gjoba që ka marrë dy muaj më parë:

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447