INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i bombulës së gazit në Pogradec, vdes njëri nga të plagosurit

Shpërthimi i bombulës së gazit në Pogradec, vdes njëri nga të plagosurit

Publikuar më: 12:34 07-02-2016

Shënohet viktima e parë e ngjarjes së Pogradecit, ku 30 persona janë plagosur rëndë pak ditë më parë pas shpërthimit të bombulës së gazit. Një nga të plagosurit e ngjarjes së ndodhur në Beragozhdë të Pogradecit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në një lokal.

Vasfi Fraholli, 50 vjeç, kishte djegie në më shumë se 60% të trupit dhe ka ndërruar jetë rreth orës 23:00 të ditës së shtunë.

Në spitalin e djegie-plastikës në Tiranë po mjekohen ende 26 persona të tjerë, midis tyre edhe 14-vjeçari Eri Hamolli, i cili është në rrezik për jetën dhe po mbikqyret nga mjekët në reanimacion.

Nga shpërthimi i ndodhur në Beragozhdë të hënën e kaluar, mbetën të plagosur 30 persona, nga të cilët 28 u transportuan në QSUT. Një nga të plagosurit është larguar, ndërsa të tjerët tregojnë parametra të qëndrueshme për shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775