INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i bomulës në Pogradec, arrestohet pronari i lokalit

Shpërthimi i bomulës në Pogradec, arrestohet pronari i lokalit

Publikuar më: 09:54 02-02-2016

Policia e Pogradecit ka arrestuar pronarin e lokalit, ku një ditë më parë ndodhi shpërthimi me bombol gazi në Dardhas të Pogradecit, dhe si pasojë 24 persona mbëtën të plagosur. Romaroi Muçka 20 vjeç akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si  edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse  dhe  radioaktive”

Policia sqaron se arrestimi i Muçkës  u bë pasi ditën e djeshme  rreth  orës 18.00, në Dardhas, ku në  lokalin  në pronësi të tij, ka shpërthyer një bombël gazi,  ku për  pasojë  janë dëmtuar 24 shtetas.

BEQAJ VIZITON TË DËMTUARIT

Mëngjesin e sotëm, të dëmtuarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokalin e fshatit Dardhas në Pogradec u vizituan nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas daljes nga QSUT, Beqaj nuk u prononcua për mediat, duke thënë se nuk kam asnjë koment për situatën.

SITUATA

Ndërkohë katër prej gjashtë të plagosurve të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në Dardhas të Pogradecit mëngjesin e sotëm kanë dalë nga gjendje kritike. Ndërsa vijojnë të jenë në gjendje të rëndë edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është 14-vjeçari E. Hamolli. Familjarët e 14 vjeçarit i bëjnë apel shtetit që fëmija e tyre të dërgohet jashtë shtetit, pasi gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.Ndërkohë i plagosuri tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë është një 34-vjeçar.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se janë ende 22 persona të cilët ndodhen në repartin e djegieve në QSUT në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875