Një shpërthim me tritol ka tronditur qytetin e Vlorës orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 03:20 në katin e katërt të një pallati në lagjen “Isa Boletini” në qytetin bregdetar.
Është mësuar se lënda eksplozive ishte vendosur në derën e shtëpisë së 43-vjeçarit Jovan Çela.
Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale.
Nuk janë zbardhur ende motivet e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.