INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja për shpërthimin, 7 të lënduar, mes tyre edhe dy vajza të mitura

Detaje të reja për shpërthimin, 7 të lënduar, mes tyre edhe dy vajza të mitura

Publikuar më: 08:24 25-08-2019

Janë zbuluar detaje të reja për shpërthimin e karburantit në autostradën Lezhë-Laç. Policia informoi sot se rreth orës 22:10 të së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në kryqëzim të Shënkollit, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz. Konkretisht çifti i bashkëshortëve Bardhok dhe Donika Bushati 36 dhe 33 vjeç, 2 vajzat e tyre të mitura 5 dhe 2 vjeçe si dhe vëllai i Bardhokut, Altin Bushati 33 vjeç.  

Nga shpërthimi janë plagosur dhe punonjës pranë karburantit, shtetasit Nikolin Prenga dhe Petrit Loka 40 dhe 31 vjeç. Nga zjarri janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Një nga të plagosurit është dërguar në reanianimacionin e Djegie Plastikës në QSUT. 

Dy nga të plagosurit e tjerë Nikolin Prenga dhe Bardhok Bushati kanë marrë plagë më të rënda dhe ndodhen në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtërrezikut për jetën. 

QSUT sot ka dhënë këtë informacion mbi të lënduarit: "Mbrëmë rreth mesnatës në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjeç. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar".

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549