Shpërthimi i vullkanit në malin Etna në Siçili të Italisë ditën e djeshme pritet të ketë ndikim dhe ne Shqipëri dhe Kosovë.
Meterologet bëjnë me dije se giri i dalë nga vullkani di ndikojë ne motin në Europën Juglinodre gjatë kësaj fundjave, madje do ndihet që ditën e enjte në mbrëmje.
"Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit e ndjeshëm.
Kjo situatë mund të vazhdojë për disa ditë, për aq kohë sa do të zgjasë shpërthimi i vullkanit", thotë Tyler Roys.
Personat që kanë problem me frymëmarrjen rekomadohet të mos dalin jashtë shtëpisë.
Hiri mund të shkaktojë edhe probleme të vogla në fluturimin e avionëve, kryesisht në rajonin e Siçilisë.
Vullkani në malin Etna është më aktivi në Europë, gjithsesi, studiuesit nuk parashikojnë rreziqe të madha nga shpërthimet.