Arrin në 109, bilanci i të vdekurve, 7 ditë pas shpërthimit të naftësjellësit në qendër të Meksikës.
Jorge Alcocer, aktualisht ministri meksikan i Shëndetësisë, njoftoi ditën e sotme në një deklaratë për mediet, se dy persona ndërruan jetë sot në mëngjes në spitalin Zumpago, duke e çuar bilancin e të vdekurve në 109.
Mbrëmë u fol për 107 të vdekur dhe 40 të plagosur, shifra të cilat kanë ndryshuar ditën e sotme.
Le të shpresojmë që të mos ketë më viktima. /INTv.al