Pas shpërthimit me tritol të një mobilerie mbrëmjen e djeshme në Nikël të Krujës, policia ka vënë në pranga dy persona.
Sipas policisë ishin katër persona që i vunë tritolin mobilerisë, ndërsa dyshimet janë se ngjarja lidhet me konkurrencën.
Të arrestuarit janë shtetasit e identifikuar me inicialet D.Xh. e B.K. Në banesën e këtij të fundit policia sekuestroi edhe një sasi lëndë narkotike.
Bëhet me dije se dy personat e tjerë janë në kërkim dhe për arsye hetimi nuk bëhen të ditura identitetet e tyre.
Për shpërthimin dyshohet se u përdorën rreth 200 gramë tritol e për pasojë dëmet materiale dhe paniku tek familja e pronarëve që banon në katin e tretë të godinës ishte i madh.
Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së biznesit që kanë shërbyer për identifikimin e të dyshuarve