INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi në Velipojë, emrat e të plagosurve: Më rëndë pronari i restorantit

Shpërthimi në Velipojë, emrat e të plagosurve: Më rëndë pronari i restorantit

Publikuar më: 10:57 28-07-2017

Janë tre persona të plagosur rëndë nga zjarri i rënë në një hotel në Velipojë, që ishte i mbushur me pushues.

Mes tyre është edhe pronari i hotelit, Besnik Zejnuni, 50 vjeç dhe dy punonjës të tjerë, që dyshohet se janë të afërm të tij, Hektor Zenunaj dhe Saida Spahija.

Ata kanë marrë djegie të shumta në trup dhe janë transportuar për në Tiranë me helikopterët e ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas mjekëve të Shkodrës, këta tre persona kanë marrë djegie të shumta në trup. Pronari i hotelit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0045499801635742