INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë në spital pronari i resortit

Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë në spital pronari i resortit

Publikuar më: 08:23 30-07-2017

Pronari i resortit në Velipojë, i cili dy  ditë më parë u përfshi nga flakët, nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve në trup. 55-vjeçari Besnik Zejnuni ka ndërruar jetë në mesnatë pasi u plagos rëndë nga zjarri në lokalin e tij në Velipojë.

Zejnuni, pas shoqërimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë pas ngjarjes, u shtrua në repartin e djegieve në QSUT.

Sipas raportimeve, 55-vjeçari kishte djegie të rënda në masën 95% të trupit. Besnik Zejnuni ishte pronar i lokalit “Cavaliero” në Velipojë. Zjarri në lokal ndodhi pas rrjedhjes së gazit nga cisterna.

Një ditë më parë, mjekët thanë se duheshin pritur 24 orët e ardhshme për të parë nëse babë e bir do të dilnin nga gjendja kritike, por për fat të keq, 55-vjeçari nuk ka arritur t’ia dalë.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një depozitë e madhe në bodrum, një shpërthim ndodhi pardje në kompleksin “Fishta” në Velipojë, në katin e parë ku ndodhej një bar-restorant.

Katër persona mbetën të djegur dhe 3 prej tyre, babë e bir Besnik dhe Hektor Zenunaj si dhe 19-vjeccarja Saida Spahija ndodhen në Tiranë, në QSUT për mjekim.

Një ditë më parë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar për ngjarjen duke thënë se resorti nuk ka respektuar ligjin duke instaluar fshehur nën tokë cisternën e gazit.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162