Dy arinj të vegjël në Sarandë përdoreshin si objekte fitimi parash nga disa persona. Ata përfitonin duke i mbajtur të lidhur, të holla nga pushuesit që bëni foto me ta. Ata janë çliruar nga skllavëria falë Inspektoriatit të Mjedisit dhe Policisë së Shtetit. ISHMP njoftoi se arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme me moshë rreth 5 muajsh mbaheshin në kushte tepër të mjerueshme për qëllime përfitimi nëpër plazhet e bregdetit të jugut.
Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP dhe i janë dërguar Kopshtit Zoologjik ku fillimisht do të kalojnë në karantinë për t’u kontrolluar dhe vaksinuar nën kujdesin e veterinerëve dhe specialistëve.