Një peshkarexhë që rrezikonte mbytjen në ujërat pranë Karaburunit, në Vlorë, është shpëtuar nga Roja Bregdetare e Forcës Detare të Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se në bordin e peshkarexhës ndodheshin dy persona të rritur dhe një fëmijë.
“Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë. Anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport”, sqaron ministria.
Mësohet se në këtë operacion shpëtimi ka dhënë ndihmën e saj edhe Policia kufitare dhe Migracionit, me një prej mjeteve të strukturave të saj.