INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoi 6 persona nga përmbytjet, shqiptarit i japin leje qëndrimi në Francë

Shpëtoi 6 persona nga përmbytjet, shqiptarit i japin leje qëndrimi në Francë

Publikuar më: 08:17 12-09-2018

Florim Shehu nga Kosova, i cili u bë i njohur në Francë pasi shpëtoi gjashtë persona është shpërblyer për heroizmin tij duke marr lejen e qëndrimit. Më datën 9 qershor 33-vjeçari nga Kosova që jeton në Francë, shpëtoi gjashtë njerëz që kishin mbetur të ngujuar nga vërshimet në Komunën e Change-s, në rrethin e Mayenne. Gati katër muaj më vonë, Shehu ka marr leje qëndrimi nga autoritetet franceze, e cila do të jetë e vlefshme për një vit. Në një deklaratë për mediet franceze, Shehu është shprehur shumë i lumtur për këtë vendim të autoriteteve. “Tani, unë jam i lirë për gjithçka. Për punë, për udhëtim, për trajnime”, thotë ai. Bashkë me leje qëndrimin për veten dhe familjen e tij, Florim Shehut i është dhuruar edhe një makinë e re, të cilën ia dorëzoi Komuna e Changes. Komuna kishte hapur një fond për t’ia blerë një makinë 33-vjeçarit kosovar, pasi mjeti i tij u shkatërrua ditën e përmbytjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719