INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit

Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit

Publikuar më: 17:04 04-09-2018

U treguan njerëzorë gjatë tragjedisë në Greqi, por kanë marrë shpërblimin. Greqia i ka dhënë nënshtetësinë greke një emigranti shqiptar dhe dy egjiptianëve, të cilët ndihmuan mjaft njerëz që rrezikonin të digjeshin nga zjarri. Dekreti iu dërgua presidentit të Republikës për miratim. Te tre ‘herojtë’’ shpëtuan dhjetëra njerëz gjatë zjarrit të 24 korrikut në Mati të Atikës, akt i cili u vlerësua edhe nga kryeministri Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati.
Alexis Tsipras iu referua vetë-sakrificës së këtyre tre emigrantëve, duke theksuar se shteti duhet të njohë veprimet e tyre dhe t'u japë atyre shtetësi greke.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391