INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoi dy vajzat ndërsa nëna po tentonte ti mbyste, flet i riu: Nuk jam hero

Shpëtoi dy vajzat ndërsa nëna po tentonte ti mbyste, flet i riu: Nuk jam hero

Publikuar më: 13:57 16-08-2018

Pas ngjarjes së rëndë ku një grua nga Fieri tentoi t’i vendoste flakën banesës së saj duke tentuar të mbyste e vajzat e saj binjake, janë zbuluar detaje të reja. Personi që shpëtoi vajzat nga mbytja, Ardimir Murataj ka rrëfyer se çfarë ndodhi. Murataj tregon se ishte duke peshkuar kur pa gruan që po tentonte të mbyste vajzat. “Isha për peshk në lumin Seman kur pashë ngjarjen. Nëna po tentonte të mbyste veten dhe vajzat. U hodha në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar. Jam i lumtur që shpëtova dy engjëj. Nuk e ndiej veten hero, mund ta bënte gjithkush. Në momentin që po i merrja vajzat nga duart, i thashë pse e bën një gjë të tillë. Gruaja mu drejtua se ishin vajzat e saj dhe mund të bënte çtë donte me to, u shpreh mes të tjerash Ardimir Murataj. Rudina Kishta 42 vjece u la në burg nga gjykata e Fierit pasi dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj Adrian Gjini në Grecalli të Fierit dhe tentoi të mbysë dy vajzat e saj të vogla.

gruaja_qe_donte.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.001986026763916