INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtojnë nxënësit dhe mësuesit. Nga 6 lëndë në ditë nga 1 shkurti vetëm...

Shpëtojnë nxënësit dhe mësuesit. Nga 6 lëndë në ditë nga 1 shkurti vetëm...

Publikuar më: 15:54 10-01-2018

Ngarkesa e përgatitjes mësimore dhe pesha e çantës ishin dy problemet madhore që detyruan prindërit dhe mësuesit të bëhen bashkë dhe të propozojnë një kurikul të re mësimore. Ka mjaftuar një iniciativë e një prindëri që të hartohet një program i ri mësimor, ku parashikohen që në një ditë fëmijët të kenë vetëm 3 lëndë mësimore. 3 lëndë në 6 orë është zgjidhja e propozuar nga ky grupim, i cili jo vetëm që ka marrë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit por që do të vihet në zbatim shumë shpejt.
Mësuesit:
“Koha 45 minuta nuk mjaftonte, platforma 3 lëndë në 6 orë e shoh si risi. Kjo do të ketë ndikim pozitiv pasi mendoj se do të ketë rezultatet më të mira tek fëmijët, ora do të jetë më e organizuar”
Brenda një ditë në ciklin mësimor të shkollës 9 vjeçare si dhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta, do të kenë vetëm 3 lëndë, duke ua lehtësuar jo vetëm ngarkesën mësimore brenda një dite por edhe barrën e madhe që kishin çantat për fëmijët. Edhe psikologët e mbështesin këtë nisëm, si një element ndihmës për fëmijët.
Projekti i propozuar nga prindër, mësues e psikologë ka gjetur mbështetjen maksimale të ministrisë së arsimit, i cili do të nisë zbatimin e tij në të gjitha shkollat në 1 shkurt.
Lindita Nikolla:
“Na e keni bërë shumë të qartë dhe në bazë të propozimit tuaj. Që sot do të dalë urdhri i ministrit dhe në 1 shkurt projekti juaj bëhet agjenda e çdo shkollë.
Por vënia në jetë e këtij propozimi përmes portalit të bashkëqeverisjes me qytetarët sipas Kryeministrit Rama i jep përgjigje të gjithë kritikëve të këtij protali

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549