INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëton mbesën nga dhuna, bashkëshorti dhe vjerri i saj vrasin me plumb në qafë shqiptarin në Itali

Shpëton mbesën nga dhuna, bashkëshorti dhe vjerri i saj vrasin me plumb në qafë shqiptarin në Itali

Publikuar më: 15:45 26-05-2016

Mediat italiane zbardhin detaje të vrasjes së 45 vjecçarit shqiptar Petrit Nikolli, ngjarje e cila tronditi qytetin e Riminit mbrëmjen e së mërkurës. Pas një sherri, shqiptari 45 vjeçar Petrit Nikolli, mbeti i vrarë me një plumb në qafë. Mediat italiane kanë zbardhur autorët e këtij krimi, ndërsa raportojnë se policia ka arrestuar një sipërmarrës shqiptar si dhe dy djemtë e tij. Mësohet se vrasësit kishin lidhje miqësore, pasi njëri prej djemve kishte marrë për nuse mbesën e Petrit Nikolli. Keqtrajtimi e dhuna fizike ushtruar çdo ditë nga bashkëshorti e kanë detyrurar Petrit Nikollën ta largojë të mbesën nga banesa ku jetonte me familjen. Ky fakt është shkak i krimit raportohet në media italiane, ndërsa citohet dhe njoftimi i policisë.
Mësohet se ata kanë udhëtuar nga Gorgonzola, komunë në Milano drejt Riminit për të rimarrë nusen më të vogël. Me të mbërritur në Rimini ata kanë pritur të afërmit e nuses jashtë lokalit, ku punonte vëllai i vajzës. Në momentin kur kanë takuar dajën e vajzën ka nisur debati. Ky ka qënë dhe momenti fatal për Petrit Nikolli, cili është babai 3 fëmijëve, ndërsa pritje të fëmijës së katërt.
Pas krimit ata janë rikthyer në banesën e tyre, ku dhe janë arrestuar. Mësohet se ata kanaë pranuar krimin, ndërsa në pranga me akuzën e vrasjes me dashje kanë përfunduar tre shqiptarët, 25 vjeçar, 26 vjeçar dhe babai i tyre 50 vjeçar. Mësohet se 3 shqiptarët e arrestuar janë me origjinë nga Durrësi dhe asnjëri prej tyre nuk ishte me precendentë penalë.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111