INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoni nga sëmundjet në vendin tuaj të punës duke bërë këto 7 gjëra. Mos u ankoni më!

Shpëtoni nga sëmundjet në vendin tuaj të punës duke bërë këto 7 gjëra. Mos u ankoni më!

Publikuar më: 11:34 23-01-2018
Në vendin e punës mundësia për t’u prekur nga ndonjë sëmundje është më e madhe.
Sipas ekspertëve, duhet të bëni pikërisht këto gjëra, që të shmangni sëmundjet e ndryshme që qarkullojnë në vendin tuaj të punës.
1. Lani duart shpesh me sapun dhe me ujë të ngrohtë. Pasi të keni mbaruar larjen, mos e prekni me dorë rubinetin, por gjeni diçka  për të shmangur kontaktin me bakteret.
2.Mos e prekni hundën, sytë apo gojën me duar, pasi  kjo përhap sëmundjen më lehtë. Dr. Gerba se duhet treguar kujdes në lidhje me kontaktin e duarve tuaj me trupin tuaj ndërkohë që jeni në punë.
3. Përdorni  dezinfektues pasi prekni diçka në zyrën tuaj
Fshini tavolinën dhe telefonat një herë në ditë. Nëse jeni duke përdorur telefonin e dikujt tjetër, sipas intv.al fshijeni dhe më pas përdoreni.
4. Shmangni shtrëngimin e dorës dhe përqafimet. Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë do shmangni më lehtë sëmundjet.
5. Konsumoni ushqime për  një sistem të shëndetshëm imunitar. Mundohuni të konsumoni shumë fruta, vitaminën C, etj. Mjekët theksojnë se vitamina C redukton sëmundjet, sidomos në stinën e dimrit.
6. Hapni një dritare, nëse mundeni. Ajri i freskët do të largojë  mikrobet në sipërfaqe dhe do të ndihmojë  që në vendin tuaj të punës të reduktohen toksina të tjera, të cilat mund të provokojnë reaksione alergjike.
7. Më e rëndësishmja, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. 
Ne të gjithë duam të dukeni sikur ne të jemi të domosdoshëm, por me teknologjinë e sotme të avancuar, nuk ka asnjë justifikim për të ardhur në punë dhe të infektoni edhe të tjerët.
Burimi: Huffington Post
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.004054069519043