INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtuat, ja kush janë 3 mënyrat gjeniale për të shmangur djersitjen

Shpëtuat, ja kush janë 3 mënyrat gjeniale për të shmangur djersitjen

Publikuar më: 15:18 01-05-2018

Me rritjen e temperaturave një siklet më vete është djersitja, e sidomos në pjesën e sqetullave, kur dalin dhe njolla duke na vendosur në siklet.

Por ekzistojnë tre zgjidhje të thjeshta dhe natyrale, të cilat shmangin këtë siklet dhe sidomos aromën e rëndë.

-Përzieni një sasi të njëjtë sode me ujë, për të krijuar një masë homogjene, të cilën duhet ta lini për 20-30 minuta të veprojë në sqetulla. Më pas shpëlahuni me ujë të bollshëm.

-Përdorni uthull molle për të lyer sqetullat dhe në këtë mënyrë neutralizoni bakteret që shkaktojnë aromën e rëndë. Kjo pasi uthulla e mollës, çon në shtrëngimin e sqetullave shkruan noa.al, gjë që bën të djersitni më pak, duke qëndruar të thatë.

-Provoni si zgjidhje, përzierjen e lëngut të limonit me tul domateje, para se të bini të flini. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më tej shpëlahuni.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996