INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpifja vepër penale! Reagon PD, po rikthejnë propagandën komuniste

Shpifja vepër penale! Reagon PD, po rikthejnë propagandën komuniste

Publikuar më: 09:45 03-10-2018

Paketë anti-shpifje. Kjo është nisma më e re e Kryeministrit Edi Rama, i cili mori shkas për këtë projekt nga rasti i Xhisielës. Por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita. Deputeti demokrat Tritan Shehu nëpërmjet nj statusi në facebook, e sheh këtë nismë si rikthim në kohën e diktaturës. Shehu shprehet se është i shqetësuar për fshehjen e të vërtetës, frika apo hezitimi qytetar për të denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias.
Postimi i plotë në facebook:
“Kryeministri kërkon të ri vendose Nenin 55 të "Agjitacion e Propagandës anti rregjim. Më shumë shqetësim dëgjova Kryeministrin kur deklaron me kërcënim se do të propozojë një paketë ligjore “anti shpifje”! Kundër shpifjeve në legjislacionin tonë ka disa nene, në Kodin Penal, Civil etj, që mund të aplikohen lehtësisht. Unë nuk jam nga ata, që e përdor këtë “instrument”, përkundrazi mund ta kem “vuajtur” mbi kurrizin tim disa herë.
Por megjithatë e them qartësisht që shkatërrimi i vendit tonë, i demokracisë sonë, të ardhmes sonë nuk po ndodh për shkak të “shpifjeve” ndaj pushtetit.
Ai po ndodh nga “zullumet” qeverisëse, arroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca në drejtim, pa barazia në përzgjedhje larg meritokracisë etj etj si këto- Këto janë problemet e mëdha të vendit!
Ajo që mua më shqetëson më shumë është fshehja e të vërtetës, frika apo hezitimi qytetar për të denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.
Pa asnjë dyshim qoftë edhe kërkesa apo mendimi për të rivendosur kështu "Nenin 55" është një reagim atavik, flet për frikën ndaj të vërtetës, është një tentativë për të shtuar edhe një "dry" me shumë për heshtjen shoqërore e publike”.

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756