INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpiket aparatura që do risjelli në jetë 'shqisat e humbura' [VIDEO]

Shpiket aparatura që do risjelli në jetë 'shqisat e humbura' [VIDEO]

Publikuar më: 13:54 02-05-2018

Në çdo sekondë që flasim një person lind ose humb një nga shqisat duke e bërë që të ketë kufizime në jetën e tij. Po me kalimin e viteve dhe shumë persona humbin kujtesën.

Në ditët që jetojmë rreziku për të qenë me aftësi ndryshe është gjithnjë e më i lartë. Por shpresat do ti kthejë teknologjia që është në evolucion të vazhdueshëm.

Shpresëdhënës, kështu është dhe zbulim i ri i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, pasi po tentojnë të rikthejnë funksionin e shqisave madje dhe të memories.

Ata ka ndërtuar një pajisje që projekton holograme mbi qelizat e dëmtuara të trurit duke i zëvendësuar ato me të reja.

Sistemi i pajisjet përdor disa blloqe drite të cilat kontrollojnë neuronet duke e gënjyer trurin me disa sinjale që japin ndjesinë sikur po përjeton diçka të re.

Më konkretisht shkencëtarët përdorën një holografi të krijuar nga kompjuteri për të përkulur dritën për të formuar një model hapësinor 3dimisional, ky imazh vendoset mbi shtresëne hollë të indeve të trurit e cila i jep dhe sinjalet trurit.

Sipas studiueseve kjo teknologji mund të përdoret për të trajtuar çrregullime të post-traumatike të stresit, humbjen e kujtesës, verbimin shurdhërinë deri dhe paralizën.

Alan Mardinly sqaron se pajisja holografike mund të aktivizoj deri në 50 neurone në një përdorim.

Gjatë eksperimenteve të realizuara tek miu Mardinly u vu re se pajisja ishte e suksesshme dhe arriti të instalojë 3 mijë neurone me një proteinë./INTV.AL/

4BB9A85000000578-5677487-The_device_might_sound_like_what_happens_in_the_film_Eternal_Sun-a-19_1525164311549.jpg4BB95E3500000578-0-Pictured_is_a_sample_hologram_with_50_randomly_distributed_neuro-a-3_1525162721690.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999