Më në fund është krijuar një kontraceptiv hormonal për meshkujt po aq efektiv sa pilulat e femrave për parandalimin e shtatzanisë.
Injeksioni i shpejtë ul rrezikun e shtatzanisë me 96% në rradhën e meshkujve, me propabilitete të ngjashme me pilulën e femrave. Injeksioni me bazë hormonale është krijuar që të ulë numrin e spermatozoidëve nëpërmjet veprimit që ushtron në tru. Përgjatë një prove 1-vjeçare është aplikuar në plot 350 meshkuj, me vetëm 4 raste që kanë rezultuar në shtatzani tek partneret e këtyre meshkujve. Problem ngelen pasojat anësore që shkakton, të cilat përfshijnë gjendje depresioni, dhimbje muskujsh, akne dhe rritje të libidos në përgjithësi dhe dëshirave seksuale. Përgjatë provës, 20 meshkuj hoqën dorë për shkak të efekteve anësore. Megjithatë situata duket premtuese.