INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpiket molekula e pagjumësisë, ja ndikimi

Shpiket molekula e pagjumësisë, ja ndikimi

Publikuar më: 10:21 01-06-2016

Shkencëtarët japonezë vazhdojnë me revolucionin e shpikjeve që u vijnë në ndihmë jetës së ngarkuar të njerëzve sot. Sëfundi ata kanë prodhuar një molekulë, e cila do të reduktojë shqetësimet që lindin pas fluturimeve të gjata dhe efektet negative të punës me turne, të cilat shkaktojnë edhe ndryshime në ciklin 24 orësh në trupin e njeriut.

Studiuesit e Institutit të Ndryshimit Biomolekular në Universitetin Nagoya pretendojnë se molekulat që kanë prodhuar, rregullojnë nga e para ciklin gjumësi-pagjumësisë duke ndikuar në enzimën CRY, e njohur ndryshe edhe si “proteina sahat”.

Shkencëtarët bëjnë me dije se orën biologjike të trupit të njeriut e përcaktojnë 4 proteina kryesore, të njohura me emrat CLOCK, BMAL1, PER dhe CRY, ndërsa shtojnë se proteinat PER dhe SRY ciklin ditor e përfundojnë duke bllokuar me radhë proteinat e tjera CLOCK dhe BMAL.

Studiuesit e Universitetit Nagoya thonë se molekula që kanë shpikur ata shkurton ciklin biologjik 24 orësh duke ushtruar ndikimin e saj mbi proteinën CRY dhe është shpresëdhënës për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bëjnë me gjumin.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885