INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpiket roboti fizioterapist. Bën të mundur parandalimin e sëmundjeve ortopedike [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 22-05-2017

Shpiket i pari roboti fizioterapist, në botë. Prodhimi i robotit Hunova është realizuar në Itali. Ai bënë të mundur që mjekët dhe fizioterapistët të matin, të parashikojnë dhe të parandalojnë shumë sëmundje ortopedike dhe neurologjike. Ky robot do të sjellë përfitime të mëdha në shëndetësi. Hunova u prezantua  zyrtarisht në Xhenova në Institutin Italian të Teknologjisë, para komunitetit shkencor dhe drejtuesëve më të mëdhenj të fushës mjekësore. Prodhimi i një pajisje të tillë ishte një sfidë për shpikësit. Por tashmë i pari robot fizioterapist në botë është bërë realitet në sajë të një kompanie italiane. Në fakt bëhet fjalë për një investim prej 10 milionë euro duke nisur qysh nga ideja e krijimit, prodhimi në fabrikë, dhe deri te dalja në treg e Hunovës. Një shifër që e rendit prodhuesin e pajisjes në 70 vendet e para, të financimit fillestar në prodhimin e pajisjeve mjekësore, në botë. Ky robot nuk do të jetë i vetmi, pasi në javët e fundit ka filluar prodhimi i serisë së parë të 30 robotëve. Dërgesat e para do të realizohen  në qershor, në qendrat klinike që veprojnë në Itali por dhe jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824