Deri tani kemi parë evoluimin e telefonave celular si në programe ashtu edhe ne cilesine e tyre, mirëpo jo çdo gjë mbyllet me kaq. Tashme do kemi mundësi që të kemi një telefon celular që do ti mbaje larg nesh mushkonjat.
Pavarësisht se duket e pamundur të dhënat e deri tanishme tregojnë të kundërtën.
Sipas specialistëve këto insekte do të largohen nëpërmjet një programi të veçante të instaluar pas smartfonit i cili do lëshoje një valë tejzanore .
Kjo risi po vjen nga kompania celulare LG, e ndërmori këtë hap për shmangien e malaries.
Një nga vendet që lufton prej kohësh ndaj kësaj sëmundje është India ku çdo vit regjistrohen me qindra vdekje nga sëmundjet si malaria që përhapen nëpërmjet insektit të mushkonjës.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie kane deklaruar se kjo risi nuk është si programet që kanë kohë që kanë dal por do jetë një pajisje e veçantë e instaluar vetëm në modelin LG K7.
Testet e deri tanishme kanë rezultuar të suksesshme, dhe pritet që së shpejti ky smartfon të dal në shitje.