INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpiket uji që mund të hahet. Synohet të shmanget përdorimi i shisheve plastike [VIDEO]

Publikuar më: 15:36 12-04-2017

Një kompani britanike ka realizuar kohët e fundit një shpikje që tingëllon paska e çuditshme. Shkencëtarët kanë realizuar një formulë, e cila e bën ujin jo thjesht të qëndrueshëm si një top, por edhe konsumimi i tij është ndryshe, nuk pihet, por hahet. Laboratori “Skipping Rocks” ka krijuar këtë mënyrë konsumi të ujit pasi synon që të në të ardhmen të eliminojë përdorimin e plastikës, siç janë shishet prej plastike, në transportin e ujit që ne konsumojmë. Kjo për shkak se plastika është një prej arsyeve kryesore te ndotjes së deteve dhe oqeaneve, çka shumë vende po përpiqen ta eliminojnë. Eleminimi i qeseve plastike është një nismë me të cilën është bashkuar edhe Bashkia e Tiranës, e cila që prej këtij muaji nënshkroi marrëveshje me disa prej supermarketeve për shitjen e tyre. Së shpejti nisma do të shtrihet në të gjitha pikat tregtare. Ky vendim erdhi si pasojë e prodhimit të qindra tonelatave qese plastike në Tiranë, që bllokonin kanalizimet e qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583