INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Shpirti im binjak!' U tha se u lidhën dhe u ndanë, tani Zerka bën gjestin më të ëmbël për Ronelën dhe ne na u bënë sytë me zemra! [FOTO]

'Shpirti im binjak!' U tha se u lidhën dhe u ndanë, tani Zerka bën gjestin më të ëmbël për Ronelën dhe ne na u bënë sytë me zemra! [FOTO]

Publikuar më: 12:40 03-11-2019

Young Zerka është një nga këngëtarët më të suksseshëm në tregun muzikor shqiptar, por gjithnjë e kemi parë mjaft të rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Mirëpo mbrëmjen e së shtunës ai ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca.

Një nga lojërat e emisionit ku këngëtari ka marrë pjesë ishte ajo e ‘paintball’ ku Zerka u përgjigjej pyetjeve të caktuara lidhur me personazhe të famshëm të showbizit.

Një nga historitë më të diskutuara rreth Zerkës kanë të bëjnë me vërtetësinë ose jo të lidhjes së tij me këngëtaren Ronela Hajati.

Prej kohësh flitet për këtë lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar asnjëherë. Mirëpo gjatë emisionit “Shiko Kush Luan”, Young Zerka ka ngritur sërish dyshimet për një romancë mes tyre. Pyetjes së cila prej artisteve mund të ishte shpirti i tij binjak, këngëtari u përgjigj duke hedhur një top me ngjyrë në foton e Ronelës.

-640-0-5dbdfe27b72af.png

Të jetë ky konfirmimi i shumëpritur? Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Young Zerka ishte sërish në vëmendje për një histori të re dashurie me një nga modelet pjesë e klipit të tij fundit “Money” në bashkëpunim me Eri Dee.

Megjithatë as për aludimet lidhur me bukuroshen Joana, Zerka nuk ka dhënë asnjë prononcim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553