INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpjegim: Ja përse jemi të fiksuar pas horoskopëve!

Shpjegim: Ja përse jemi të fiksuar pas horoskopëve!

Publikuar më: 21:26 05-12-2017

Sipas një studimi të ri, numri i llogarive që keni në rrjetet sociale mund të zbulojë shumë rreth shëndetit tuaj mendor. Adoleshentët të cilët kanë llogari në të gjitha rrjetet sociale dhe i përdorin ato 7-11 herë në ditë ka gjasa të vuajnë nga depresioni.

Ky tundim për të lexuar domethënie personale në një përshkrim të përgjithshëm njihet nga psikologët, që e quajnë Efekti Barnum (nga thënia e famshme e artistit amerikan PT Barnum: “Kemi diçka për të gjithë”). Sipas psikologut Bertram Forer, jemi të gjithë të prirur t’i atribuojmë vetes, edhe ato që janë përshkrimet më të mjegullta të personalitetit.

Sipas disave, horoskopi “duhet të jetë i shkruar mirë, që të jetë bindës. Ata thonë të njëjtën gjë vit pas viti, dhe ne as nuk e vëmë re”.

Filozofi Julian Baggini thotë: “Një parashikim tipik mund të thotë: Gjërat mund të kenë qenë të vështira, por ka një shans që zgjidhja të jetë në horizont”. Kjo është një hile, që thjeshtë na kujton atë që mbase e dimë, pra që jeta është e vështirë, por ka edhe shpresë për përmirësim.

Qytetërimet e lashtë e përdornin horoskopin për të ndarë kohën në vite, muaj dhe orë – vetë fjala vjen nga greqishtja, që do të thotë “të tregosh kohën”. Priftërinj dhe mbretër shihnin yjet, për t’u thënë nëse do të fitonin një betejë, apo do të kishin të korra të mira.

Horoskopët nisën të vënë në shënjestër njerëzit e zakonshëm në fund të shekullit 19.Në mesin e shekullit pasardhës u përhapën ngado, duke shfrytëzuar dhe një gjendje shpirtërore individualizmi dhe narcizizmi, sidomos në SHBA.

Ndërsa sot, leximi i horoskopit është një vetëmashtrim kolektiv, pak a shumë si të plotësosh lotarinë. Sepse, imagjinojmë që nëse e besojmë diçka mjaftueshëm, ajo bëhet e vërtetë…

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771