INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpjegimet interesante për gjashtë truket klasike të magjisë

Shpjegimet interesante për gjashtë truket klasike të magjisë

Publikuar më: 15:43 06-04-2016
Zotësia e një magjistari qëndron në aftësinë e tij për t’ju mbajtur të ngrirë, në pritje të rrengut të tyre të radhës. Shpesh duket sikur magjistarët janë të aftë të bëjnë gjëra që kundërshtojnë të gjitha ligjet e njohura të Universit deri më tani dhe atmosfera e suspansës që ata krijojnë, ndihmon të reduktojë çdo dyshim që mund të keni se është e gjitha një truk. 
 
Në vazhdim keni 6 nga truket më të famshme që kanë magjepsur njerëzit për  vite me radhë të cilat parë nga një këndvështrim shkencor, zbulojnë se nuk është gjithçka siç duket. 
 
Sekreti 1: Ta sharrosh një njeri në mes 
 
Të gjithë e kemi parë këtë rreng, zakonisht duke mbajtur frymën, ku një magjistar sharron një grua në mes. Epo, është më pak shokuese kur ju e dini se janë dy persona në kutinë e magjistarit. 
 
 
Sekreti 2: Kartëmonedha e shqyer
 
Kohë më parë, njerëzit pyesnin sesi David Copperfield  arriti ta ndante një dollar të palosur përgjysmë, përpara njerëzve e më pas ta shpaloste atë duke zbuluar se kishte qenë krejtësisht i padëmtuar. Sekreti këtu qëndron në përdorimin në mënyrë dinake të lapsit; ky i fundit ka qenë i prerë në gjysmë diagonalisht dhe i lidhur me magnete të fortë. Kjo e lejon kartmonedhën të kalojë lehtë mes dy gjysmave të magnetizuara dhe mbetet e padëmtuar. 
 
 
Sekreti 3: Qëndrimi në ajër
 
Sekreti i këtij rrengu, i cili është shumë popullor në mesin e magjistarëve të rrugës, është në mbështetësen e fshehur në mënyrë të zgjuar. Kjo është arsyeja pse magjistarët që e kryejnë këtë numër, shpesh qëndrojnë në një mënyrë të tillë që e fsheh në mënyrë perfekte fundin e mbështetëses. Kjo e fundit ka thjesht një bazë të zgjeruar që kalon përmes rrobave të tyre. 
 
 
Sekreti 4: Gota që zhduket
 
Një gotë ujë është e vendosur në tavolinë dhe është e mbuluar me një shami. Pastaj, magjistari e ngre atë lart dhe e vërvit në ajër. Rezultati: shamia bie në dysheme dhe qelqi zhduket. Truku këtu është i dyfishtë: së pari, ka një unazë teli lidhur me shaminë, gjë që krijon iluzionin se xhami është nën shami. Së dyti, xhami ulet më pas poshtë në një qese të fshehtë përmes një vrime në tryezë.
 
 
Sekreti 5: Njeriu Zig –Zag
 
Suksesi i këtij truku në masë të madhe varet nga aftësitë e asistentes së magjistarit, detyra kryesore e të cilës është që të jetë në gjendje të mbajë këmbët dhe duart në një pozicion të ngjashëm me atë të një qëndrimi të zakonshëm vertikal brenda një kutie shumë të vogël, të formësuar çuditshëm.
 
 
 Sekreti 6: Përkulja “sfiduese e gravitetit” e Michael Jackson 
 
E mbani mend përkuljen që “sfidonte gravitetin” që Michael Jackson dhe balerinët e tij performuan në videon e këngës “Smooth criminal”? Duket e pabesueshme ndërsa Michael  e mban të gjithë trupin të drejtuar ndërkohë që kyçet e tij përkulen në një kënd të ngushtë 45 gradë. Sekreti këtu është në këpucët e projektuarta posaçërisht që ai përdorte, që kishin një takë që ngulej tek ganxhat e fiksuara  në dysheme. Me këmbët e tij praktikisht të ngecura në tokë, Michael ishte i aftë të performonte atë që dukej si një manovër fizikisht e pamundur. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764