INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpjegimi pse pas një diete shëndoshemi sërish

Shpjegimi pse pas një diete shëndoshemi sërish

Publikuar më: 12:19 05-12-2016

Ka ardhur ajo periudhë e vitit ku shumë prej nesh e “tepërojnë” me ushqimin, vetëm që të fillojnë të humbin ca kile gjatë vitit të ri.

Megjithatë kjo lloj dietë e njohur si dieta yo-yo mund të na shëndoshë më shumë për shkak të njeriut të egër brenda nesh. Sipas studiuesve nga universiteti i Bristol dhe Exeter, ndryshimet në dietë bindin trurin se rezervat ushqimore janë të paqëndrueshme, kështu e bëjnë trupin tonë të marrë sa më shumë ushqim duke ruajtur një masë të mirë dhjamore, njësoj siç bëjnë zgjotë shtegëtarë para dimrit.
Të gjithë ata që përdorin këtë metodë shtojnë më shumë në peshë se ata që nuk mbajnë asnjë lloj diete. Sipas dr.Andrew Higginson, kjo ndodh sepse të gjithë personat që nuk mbajnë dietë e dinë se për sa ushqim ka nevojë trupi i tyre duke mos u përpjekur kështu të krijojnë rezerva dhjamore. Për të rënë nga pasha këshilla më e mirë është që ta merrni shtruar. Hani vakte të vogla gjatë gjithë ditës, bëni ushtrime fizike dhe do të arrini rezultatet e kërkuara shunë herë më shpejt se dietat me pak kalori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428