INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpjegon arsyet! Melisa largohet nga 'Për'puthen' dhe këtë herë përfundimisht!

Shpjegon arsyet! Melisa largohet nga 'Për'puthen' dhe këtë herë përfundimisht!

Publikuar më: 16:33 06-02-2021

Një tjetër vajzë do i largohet emisionit “Përputhen” dhe ajo është Melisa. “Revista Who” ka mësuar se konkurrentja do ta japë vendimin e saj të dielën në “Përputhen Prime” duke treguar edhe arsyet.

Në puntatën e javës së kaluar të “Përputhen Prime”, Melisa u largua nga studio duke qarë pas një debati me Elvisin. Por ajo u rikthye sërish të hënën. Megjithatë këtë herë largimi do të jetë përfundimtar ndërsa arsyet mbeten për t’u zbuluar të dielën.

Kujtojmë që Melisa ka qenë një nga vajzat më të komentuara brenda dhe jashtë programit. Së fundmi u përfol për një lidhje të saj me Andin, por konkurrentja e mohoi që kjo të ishte e vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271