Shpiket shporta e cila do të fshijë radhët e gjata nga supermarketet. Reji Robo, është sistemi i ri që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Japoninë dhe që skanon të gjithë artikujt tuaj të vendosur në shportë vetëm për disa sekonda, pa shkaktuar vonesa. Shporta ku vendosen ushqimet, e prodhuar nga Panasonic, përdor radio-frekuencash të identifikimit për çdo send që është në shportën tuaj në fund të blerjes. Ajo çka bëjnë të gjithë blerësit është të zgjidhin atë që duan nga raftet dhe pastaj vendosin shportën e tyre në zonën e arkës. Ndërkohë që shporta është duke u skanuar fundi i saj hapet dhe të gjitha produktet vendosen në qese pastaj kalojnë përsëri tek ju. Një ekran tregon çdo artikull të vendosur në shportë, duke u dhënë në fund edhe çmimin e përgjithshëm të blerjes që keni bërë. Ky sistem i cili po zëvendëson punën e punonjësit të arkës po përdoret nga katër rrjete dyqanesh në Japoni.