Kiara Tito ka qenë mjaft aktive sot në Instagram, për herë të parë që pas daljes së saj nga "BBVIP", teksa ndër të tjera ka publikuar një bisedë me gjyshen e saj, që është shëndrruar në një personazh të njohur të rrjeteve sociale, po ashtu nuk ka hezituar edhe të shprehë gjithë dashurinë dhe mallin që ndjen për Luizin, duke ndarë disa prej video-ve më të bukura që kanë qarkulluar këto kohë dhe ku ata shfaqen bashkë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Për ju që menduat se "lëvizjet" e Kiarës do ishin heqja e aluduar nga Instagrami të producenteve dhe moderatores së "Vëllait të Madh" na vjen keq t'ju zhgënjejmë sepse i ndjek, megjithatë do të flasim për disa ndryshime që ajo ka bërë në profilin e saj. E para ka ndryshuar foton e profilit, në një foto që duket sikur "ironizon" apo "përqesh" të gjithë ata që i kanë dalë kundër këto kohë. Ose thjesht i pëlqen mënyra si e ka bërë fytyrën, për këtë nuk mund të jemi shumë të sigurtë.
Në bio, përvecse se autore dhe moderatore, tashmë gjenden edhe shprehjet që përdori më shumë gjatë qëndrimit në reality show dhe po flasim për "Sinqerisht, realisht", për të cilat u bë edhe virale. Na pëlqen vetë-ironia në këtë rast. cka tregon edhe sensin e humorit të Kiarës.
Po ashtu nuk mund të mungojë edhe hashtagu #meluizin, duke treguar se të gjithë Instagram-in e saj momentalisht do e përdorë në mbështetje të partnerit e lojës së tij.