INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shprehjet që duhet t’i thoni partnerit

Shprehjet që duhet t’i thoni partnerit

Publikuar më: 18:24 14-03-2016
Në një lidhje partnerit duhet t’i thuash disa shprehje të cilat do e bëjnë lidhjen tuaj edhe më të bukur.

T’i  thuash “ të dua” nuk mjafton për ta bërë dashurinë të zgjasë, prandaj ekspertët sugjerojnë disa shprehje të tjera të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes suaj.
 
1. Faleminderit
Eksperti  i lidhjeve Toni Coleman, ka thënë se mirënjohja është diçka që të gjithë partnerët do e dëshironin.  Duke falenderuar  ju do tregoni  rëndësinë që ka në jetën tuaj.
 
2. E vlerësoj çfarë po bën për ne
Të vësh në pah atë çka bën partneri juaj për lidhjen, do e shtojë më shumë  rëndësinë që ka ndaj jush. Kjo do e ndihmojë lidhjen të qëndrojë e fortë dhe larg problemeve.
 
3. Je i mirë në mënyrën tënde
Në këtë mënyrë ju nuk i vendosni kushte lidhjes suaj, sepse e pranoni ashtu si është, pra vetvetja. Duke i dhënë këtë lloj besimi, partneri do jetë gjithmonë në krahun tuaj.
 
4. Më interesojnë ndjenjat dhe mendimet e tua
Coleman ka thënë se është thelbësore që njerëzit të dëgjojnë  partnerin dhe gjërat që dëshiron t’iu shprehë. Të jesh një dëgjues i mirë në një lidhje është çelësi kryesor për një marrëdhënie të shëndoshë.
 
5. Merr kohën tënde
Secili prej nesh dëshiron të ketë kohën e duhur për të vendosur diçka. Nuk duhet t’i ushtroni presion, sepse kjo do çojë në një lidhje pa mirëkuptim. Asgjë nuk bëhët me imponim, prandaj  lërini kohën e mjaftueshme!
Article Logic
Execution time: 0.0028138160705566