Kombëtarja shqiptare U-21, pas humbjes në ndeshjen eliminatore në Spanjë, ka pësuar një tjetër humbje në transfertë, kësaj here në Itali. Axurrët kanë fituar 3-1, me 2 golat e avantazhit që janë shënuar në kohën shtesë.
Shqipëria rezistoi deri në minutën e 26-të, që pëson gol pas një moskordinimi në mbrojtje, ndërsa portieri Selmani nuk mund të bënte asgjë përballë gjuajtjes së Dimarco-s.
Në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Abazaj gjuan, por topin e ndal shtylla. Topi rikthehet në lojë dhe Vrioni gjuan drejt portës, duke e dërguar në rrjetë. Barazimi zgjat vetëm pak sekonda, pasi vendasit rikthehen në lojë dhe me një aksion të shpejtë arrijnë të shënojnë golin e avantazhit me anë të Murgias.
Nuk mbaron me kaq, një minutë më vonë vjen dhe goli i tretë për Italinë, që ndëshkon kështu kuqezinjtë të pavëmendshëm dhe të shpërqendruar në mbrojtje.