INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresa të reja, kjo lule kineze mund të shërojë kancerin

Shpresa të reja, kjo lule kineze mund të shërojë kancerin

Publikuar më: 10:32 11-04-2016

Shkencëtarët kanë nxjerrë në dritë një nga sekretet për një bimë, që përdoret në mjekësinë tradicionale kineze.

Lulja e njohur si “Huang-Qin” është përdorur tradicionalisht për ethe, problemet e mëlçisë dhe mushkërive. Shkencëtarët kanë zbuluar se më anë të kësaj luleje mund të prodhohen ilaçe, që luftojnë kancerin.

Prof Cathie Martin, i qendrës “John Innes” në Norwich, është ai që udhëheq kërkimet. “Duke analizuar këto lule të veçanta, ne mund t’i përdorim për të kuruar disa lloje të kancerit”, thotë profesor Martin.

Kërkimet e mëparshme laboratorike tregojnë se këto lule kanë veti anti-kancer, duke dhënë shpresë që një ditë të krijohet një medikament që do ndihmojë miliona të sëmurë.

Duke komentuar mbi kërkimet, Dr Alan Worsley nga “Cancer Research” në Londër, tha: “Arritjet e deritanishme japin shpresë. Këto bimë kanë disa molekula të veçanta të cilat mund të përdoren për trajtimin e kancerit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562