INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpresat e Vetëvendosjes. Presin dështimin e koalicionit për qeverinë e re[VIDEO]

Publikuar më: 13:39 19-06-2017

Vetëvendosje pret që përpjekja e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma(PAN) për formimin e qeverisë së re të Kosovës të dështojë, në mënyrë që kjo forcë politike të marr drejtimin e vendit si opsioni i dytë. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes  Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së krijimit të koalicionit me Lëvizjes Demokratike të Kosovës të drejtuar nga ish-kryeministri Isa Mustafa , ka thënë se Vetëvendosje është në pritje të zhvillimit të proceseve, e nëse koalicioni PAN nuk arrin ta krijoj atëherë është radhe e Vetëvendosjes. Edhe Albin Kurti në një intervistë të dhënë për Radio Europa e Lirë pak ditë më parë tha se, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojnë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë në rastin e dytë. Por nuk është i të njëjtit mendim lideri i koalicionit që ka marr më shumë mandate. Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet së shpejti dhe se nuk ka krizë politike në vend. Përmes Facebook-ut, Haradinaj i ka quajtur  mashtrime ordinere zërat se në Kosovë mund të ketë krizë politike për formimin e qeverisë pas rezultateve të dala nga zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor. Duke iu përgjigjur Albin Kurtit, Haradinaj tha se ‘ Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë’.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328