INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shpresat" ndalen në barazim me Estoninë

Publikuar më: 08:32 13-06-2017

Kombëtarja e “Shpresave”, e nisi me një barazim pa gola fushatën Eliminatore për Europianin, duke u ndalur në stadiumin “Elbasan Arena” nga Estonia.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi, me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidat e fundit, ngulmuan gjatë gjithë takimit, por nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.

Seferi, Bare dhe Abajaz kishin në këmbët e tyre raste që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit, por dështuan përballë portierit balltik në tentativat e tyre.

Në minutën e 41 mesfushori i Atletikos së Madridit, Kejdi Bare provoi edhe me një goditje ballore në kuadratin e Estonisë, por pa sukses.

Në fraksionin e dytë gjërat u komplikuan me përjashtimin e Agim Zekës. Premiera e tij në eliminatore zgjati vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë, pasi la Shqipërinë në inferioritet numerik. Ofensiva e kuqezinjve mbeti konstante edhe në pjesën e mbetur të lojës, por portieri Igonen u kthye në heroin e miqve.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215