INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpresë për gratë e dhunuara! Ndryshimet ligjore garantojnë mbrojtje të menjëherëshme[VIDEO]

Publikuar më: 15:15 03-09-2018

Gratë shqiptare deri një muaj më parë e kanë pasur shumë të vështirë të denoncojnë dhunesit, pasi nuk kishin një strehë ku të futnin kokën, por dhe se urdhërin e mbrojtjes e merrnin dy ditë pas denoncimit. Po me shumë të ngjarë duke nisur nga ky muaj gratë do të jenë më të mbrojtura ligjërisht dhe do të ketë shumë më shumë denoncime, pasi në muajin gusht hynë në fuqi ndryshimet ligjore, të cilat garantojnë shumë lehtësi për gratë e dhunuara, por dhe për fëmijët e tyre. Përfaqësuesja e Qëndrës për Nisma Ligjore, Iris Aliaj në një intervistë për IN News sqaron me detaje ndryshimet e rëndësishme.
“Tani gratë marrin urdhër të përkohëshëm mbrojtje menjëherë sapo kryejnë denoncimin. Më parë nuk strehoeshin që në momentin që bënin denoncimin. Tani kjo çështje është zgjidhur sipas ligjit të përmirësuar gratë strehoen menjëherë,” tha për IN News, Aliaj.
Në ligj merr një rol më të madh dhe polici, pasi në shumë raste, tregon ekspertja, gratë e dhunuara dilnin nga shtëpitë pa asnjë send personal.
“Ka patur gra që nuk kanë marrë dot as kartën e identitetit me vetë kur kanë dalë nga shtëpia. Ndërsa tani do t'i shoqërojë një oficer policie për të marrë sendet personale,” sqaroi ekspertja ligjore.
Rrejti i Monitorimit kundër Dhunës me bazë Gjinore mori pjesë aktive në procesin e konsultimit për hartimin dhe miratimin e amendamenteve nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai paraqiti disa amendamente, një pjesë e të cilave u pranuan nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe u vendosën në ligj.

Article Logic
Execution time: 0.0033807754516602