INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresë për gratë me infertilitet. Për herë të parë vezët zhvillohen jashtë trupit

Shpresë për gratë me infertilitet. Për herë të parë vezët zhvillohen jashtë trupit

Publikuar më: 15:04 09-02-2018

Gratë që përballen me infertilitetin ju është dhënë një shpresë e re nga shkencëtarët britanikë. Ata mundën të rrisnin për herë të parë vezët në laborator.
Hulumtuesit morën vezët nga qelizat e papjekura të indeve të ovarës dhe i rritën në kushte labotorike deri kur arritën maturimin e nëse nënë e vezëve kërkon ti përdor më vonë ato kalojnë procesin e ngrirjes.
Indet e përdorur u morën nga 10 gra të grupmoshës 25-39 vjeçe dhe nga 87 provëza me indet e vezëve, 9 prej tyre u maturuan me suksese.
Ky zbulim është një lajm i mirë për të gjithë pacientet të cilat vuajnë nga kanceri i mitrës dhe duan të ruajnë pjellorinë e tyre gjithashtu dhe për gratë të cilat përballen me një menopauzë të hershme.
Drejtuesja e këtij studimit Prof Evelyn Telfer është shprehur se kjo teknikë është realizuar më parë tek kavjet ku përfundimi ka qenë i suksesshme dhe se kjo është hera e parë që po testohet tek njerëzit
Telfer ka deklaruar se të jesh në gjendje të zhvillosh vezët jashtë trupit të njeriut do të thotë ti japësh fund dhimbjes së shumë çifteve të cilët infertiliteti nuk i lejonte të jenë prindër.
Deri tani është konsideruar i suksesshëm vetëm etapa e parë e procesit së rritja së vezëve në kushte labotorike, tashmë shkencëtarët po punojnë për etapën e dytë fekondimin e vezës dhe zhvillimin e një embrioni.
Tek kavjet dhe procesi i dytë rezultoi i suksesshme kur kavja e parë në kushte labotorike lindi në vitin 1996 por që nuk jetoi gjatë për shkak të shëndetit të dobët.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666