INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresë për pacientët. Krijohet testi i gjakut që zbulon kancerin e lëkurës

Shpresë për pacientët. Krijohet testi i gjakut që zbulon kancerin e lëkurës

Publikuar më: 08:04 18-07-2018

Studiuesit australianë kanë arritur në përfundimin se një test gjaku  mund të zbulojë fazat fillestare të kancerit të lëkurës. Ky zbulim  konsiderohet si një pikë kthese në fushën e shëndetësisë pasi mund të shpëtojë jetën e shumë personave. Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan,  bëjnë të ditur se testi i ri do ti  ndihmojë doktorët që të zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut. “Pacientët që zbulojnë fazat e para të sëmundjes kanë një normë të mbijetesës pesëvjeçare në mes të 90 dhe 99 për qind”, deklaroi udhëheqësja e studimit, Pauline Zaenker. Ajo ka shtuar se normat e mbijetesës ulen në më pak se 50 për qind nëse kanceri shpërndahet në trup. “Kjo është ajo çfarë e bën këtë test të gjakut kaq të mrekullueshëm sepse mund të vërejë tumoret në fazat e para kur ende janë të trajtueshme”, ka thënë ajo. Studiuesit analizuan 105 pacientë me kancer të lëkurës dhe 104 persona të shëndetshëm. Testet kanë rezultuar me zbulim të tumoreve në fazat e para në 79 për qind të rasteve, kanë thënë shkencëtarët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre rastet e prekura me kancer diagnostikohet me kancer në lëkurë, derisa Australia ka numrin më të madh të personave të prekur me këtë tip të kësaj sëmundje.

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113