INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqetësime për Panuccin, futbollisti i Kombëtares dëmtohet para ndeshjes me Spanjën

Shqetësime për Panuccin, futbollisti i Kombëtares dëmtohet para ndeshjes me Spanjën

Publikuar më: 17:10 06-10-2017

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, luan një ndeshje shumë të vështirë mbrëmjen e sotme kundër Spanjës dhe si të mos mjaftonte kualiteti i iberikëve, infermieria e Shqipërisë është tejmbushur.

Pas Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit është dëmtuar edhe Andi Lila, i cili nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme, bën me dije “Supersport”. Mesfushori kavajas ka pësuar tërheqje muskulore dhe kjo ka bërë që trajnerit Panucci t’i shtohen dhimbjet e kokës.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416