INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqetësimi më i madh i femrave. Ja kush është

Shqetësimi më i madh i femrave. Ja kush është

Publikuar më: 14:31 22-05-2018
Preokupimi më i shpeshtë i femrave janë kilogramët e tepërt dhe ajo që shikojnë më tepër në pasqyrë se a ka ndryshuar apo jo janë të pasmet. Pyetja më e shpeshtë është kjo: A më është rritur prapanica? për të cilën dëshirojnë përgjigje negative. Në të vërtetë, kjo është frika më e madhe e femrave, sepse është pjesë e anatomisë së tyre, të cilën nuk mund ta shohin dhe ta vlerësojnë, ndaj e kanë vështirë ta fshehin, siç bëjnë me gjinjtë dhe barkun.
 
Kompania “Wizard Jeans” ka realizuar një hulumtim, ku janë përfshirë 1800 femra, ndërsa shumica e tyre kanë deklaruar se më së shumti shqetësohen për prapanicën dhe mbajtjen e linjës trupore.
 
“Mjafton që ta shikoni një femër derisa i vesh pantallonat. Do të kthehet djathtas dhe majtas, duke tentuar të sigurojë dukje të plotë në pasqyrë, ndërsa pyetja e pashmangshme, për të qenë e sigurt nëse i rrinë mirë pantallonat, ka të bëjë me atë nëse e ka prapanicën të madhe”, thotë ekspertja e modës, Sally Allen.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162