Shumë skuadra kanë bërë publike listën e lojtarëve që janë ftuar nga trajneri. Zvicrra është kombëtarja që ka më shumë lojtarë shqiptarë plot 6 futbollistë.
Nisur nga kjo gjë kanë reaguar edhe mediat serbe të cilat shprehen të shqetësuara për këtë fakt. Serbia dhe Zvicrra do të jenë në të njëjtin grup dhe për këtë arsye serbët shqetësohen për ndnjë provokim.
Gazeta serbe ka shkruar se: “Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”. Në formacionin e Kombëtares së Zvicrës do të luajnë Shaqiri, Albian Ajeti, Blerim Xhemaili, Xhaka, Behrami, dhe Admir Mehmedi.