INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqetësues modeli që media përcjell për imazhin e femrës

Shqetësues modeli që media përcjell për imazhin e femrës

Publikuar më: 17:01 21-11-2016

Të jesh e dobët me përmasat e një fëmije? Mesa duket po kthehet në trendin e momentit.


Ato janë të talentuara, të famshme, të pasura dhe tepër të suksesshme. Pjesa më e madhe e tyre janë në të 30-at dhe 40-at. Megjithatë me këmbët e tyre të holla dhe të gjata, gjoks të sheshtë dhe klavikula të theksuara nuk do të ishte e çuditshme të besoje se trupat e këtyre personazheve janë si ato të vajzave 8-vjeçare. Femrat si Amal Clooney apo Alexa Chung duken kaq të pazhvilluara sa në të shumtën e rasteve kritikët iu referohen si pre-adoleshente. Sigurisht që këto femra mund të kenë probleme me fertilitetin dhe densitetin e eshtrave. Një shtresë e hollë dhjamore nuk është e shëndetshme, shprehet dietologja Angela DoWen. Ka më shumë gjasa që trupi mos marrë përbërësit e nevojshëm si kalçium dhe hekur. Gjithashtu sistemi imunitar bëhët më i prekshëm nga gripi dhe infeksionet kur je nënpeshë.

Atëherë përse personazhet e njohura kërkojnë të duken të tilla? Sipas psikologëve, të jesh e dobët është forma më e fundit e suksesit. Kjo tregon se je ndryshe nga femrat e tjera, ke kohë të lirë të shpenzosh në palestër dhe të kujdesesh për trupin nëpërmjet dietave specifike që kushtojnë shumë shtrenjtë. E megjithatë të kesh një ekip të tërë grimierësh, dietologësh, trajnues personalë e mjekësh, është e thjeshtë që këto femra të shkëlqejnë gjithmonë. Mos harrojmë që shpesh personazhet e njohura të showbiz-it janë të lidhura me meshkuj që i përkasin një shtrese të lartë. I trishtë është fakti se bëhën një model për vajzat e tjera të cilat bëjnë ç'mos për t’ u dukur si ato.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283