A e di njeri se çfarë ka ndodhur me Chris Brown këto ditë?
Në gushtin e vitit të kaluar, këngëtari 27 vjeçar u fut në probleme me ligjin pasu arrestua nën dyshimin se kishte sulmuar me armë vdekjeprurëse. Ai u lirua ditën tjetër pasi pagoi 250 mijë dollarë për lirinë me kusht. Menjëherë më pas publikoi një këngë të drejtuar gjithë njerëzve qe e kishin inat apo dyshonin tek ai ndërkohë që Brown ishte përtokë. Por problemet e artistit 27 vjeçar nuk kanë të ndaluar dhe e ndjekin nga pas edhe sot. Këtë herë ishte vetë Chris që e ndezi zjarrin nga hiçi në një video që ka postuar së fundmi në rrjetet sociale. Ai pranon se i ndjek femrat nga pas! “Nëse të dua, do të të ndjek nga pas”, një frazë sa agresive, aq edhe shqetësuese nga artisti amerikan që duket se nuk heq dot dorë nga telashet dhe shkeljen e ligjit në këtë pikë.