INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqetësuese! Dhjetëra fëmijë braktisen çdo vit nga nëna të reja

Shqetësuese! Dhjetëra fëmijë braktisen çdo vit nga nëna të reja

Publikuar më: 18:14 29-09-2016

Braktisja e foshnjave të sapolindura është një fenomen i trishtë, që realisht është një ndër fenomenet të cilit nuk i jepet rëndësia e duhur.  Fatmirësisht numri i braktisjeve ka rënë, por fatkeqësisht është rritur numri i aborteve. Ndër shkaqet kryesore që nënat braktisin fëmijët janë kushtet sociale dhe ekonomike, braktisjes nga partneri apo edhe të dhunës. Në Tiranë ka një qendër ku vendosen për pak muaj fëmijë që braktisen nga nënat e tyre menjëherë pas lindjes. Sipas statistikave, mosha mesatare e nënave që braktisin fëmijët e tyre është 25- vjeç po ka pasur edhe raste që vajza në moshën 15- vjeçare që janë gjendur përballë kësaj situate. Janë më të shumta vajzat nga zonat rurale pasi në vendet ku jetojë e kanë të pamundur të ndërpresin shtatëzaninë e padëshirueshme.

Referuar shifrave të marra nga viti 2010-2015, në Shqipëri çdo vit braktisen më shumë se 20 foshnje. Sipas të dhënave,  në vitin 2010 janë lënë në dyert e kësaj qendre 27 vogëlushë. Numri ka pësuar një rritje të ndjeshme duke arritur maksimumin me 35 foshnje në vitin 2011 dhe 2013 e ndërsa në 2012 janë braktisur 26 foshnje. Viti që ka shënuar numrin më të vogël të foshnjeve të braktisur 2014 me 23 foshnje, ndërkohë në vitin që lam pas, në 2015 ka pasur 24 foshnje.

Modernizimi i shoqërisë, pavarësia e femrës nga burri apo familja e saj kanë ndikuar fatmirësisht në uljen e numrit të foshnjeve të braktisura.

Article Logic
Execution time: 0.0044300556182861