INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqip apo anglisht? Ja si do këndojë Eugent Bushpepa në

Shqip apo anglisht? Ja si do këndojë Eugent Bushpepa në "Eurovision 2018" [VIDEO]

Publikuar më: 20:24 26-12-2017

Eugent Bushpepa me Këngën “Mall” rrëmbeu trofeun e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH. Si asnjëherë më parë, kënga dhe vokali i Bushpepës gjetën konsensusin e kritikës, medias, jurisë dhe dëshirës së publikut për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong në Portugali. Kënga “Mall” do të ripërpunohet për tu bërë tre minuta, aq sa e kërkon Eurovizioni, dhe do të këndohet në gjuhën shqipe dhe këtë e ka treguar vetë Eugenti në një intervistë për Eurovision Albania.

Herën e fundit kur Shqipëria shkoi shqip në këtë festival ishte viti 2013-të, kur në festival u paraqitën Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, edhe pse nuk arritën suksesin e dëshiruar. Në gjuhë shqipe, në Eurovizion kanë kënduar edhe Luiz Ejlli, Frederik Ndoci, Olta Boka, Aurela Gaçe dhe Rona Nishliu.

Article Logic
Execution time: 0.0040028095245361