INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë, policia zbardh planin e masave të sigurisë

Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë, policia zbardh planin e masave të sigurisë

Publikuar më: 12:00 28-03-2017

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka publikuar planin e masave që do të aplikohen për mbarëvajtjen e aktivitetit. Sikurse raportohet nëpërmjet njoftimit për shtyp të shpërndarë, një nga masat kryesore në protokollin e miratuar është kufizimi i trafikut dhe ndalimi i parkimit të automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Njoftohen gjithashtu tifozët se hyrja në arenë do të nisë dy orë para fillimit të ndeshjes dhe u bëhet thirrje të kenë me vete biletat, kartën e identitetit dhe të mos jenë të pajisur me mjete të forta.

Raportohet gjithashtu se për zbatimin e këtij plani masash, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitet dhe parandalimit të çdo incidenti, do të angazhohen 280 efektivë nga Drejtoria e Policisë Elbasan, nga komisaraitet në vartësi të saj, si dhe nga FNSH-ja. Në tërësi, masat janë: Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit; Lëvizja e mjeteve do të lejohet në bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta, deri në dalje në Unazë; E hapur do të jetë rruga nga ish-Konservimi deri tek “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti; Hyrja e sportdashësve në stadium do të fillojë në orën 16:00, me qëllim shmangien e radhëve të gjata; Të gjithë sportdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pajisur me biletë, me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta; b) shishe (të cfarëdolloji); c) fishekzjarre; d) monedha apo metale (të cfarëdolloji); e) çelësa të ndryshëm. Në të kundërt ata NUK do të lejohen të futen në stadium. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881