INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri-Greqi, Rama: Për këto çështje kemi rënë dakord

Shqipëri-Greqi, Rama: Për këto çështje kemi rënë dakord

Publikuar më: 21:53 22-01-2018

Kryeministri Edi Rama ka komentuar negociatat Bushati-Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik.
Marrëveshjet, tha Rama, nga studio e “5 pyetje nga Babaramo”do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.

Pjesë nga diskutimi
Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias?
Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta.
Thatë që shpresoni të hiqet ligji i luftës, një nga çështjet është ajo e pronave, ka një dekret mbretëror. Do kalojë në Kuvend?
Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do ti mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re.

Do ketë një traktat miqësie?
Synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik. Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. E shkuara na ka mësuar se këto çështje për arsye të caktuara, kthehen në problem mes vendeve, mes shteteve, në problem i panevojshëm.

Kur do nënshkruhen? Gjatë takimit tuaj me Tsipras?
Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos. Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922